Flash

Horoskopi për muajin Prill, kush janë shenjat më me fat

Lapsi.al 2 April 2021
Horoskopi për muajin Prill, kush janë shenjat më me fat

Astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin mujor të horoskopit, ditën e sotme në emisionin Rudina. Koha televizive nuk ka mjaftuar për 4 shenjat më të favorizuara të horoskopit, por mësuam ato më pak të favorizuara, të cilat renditen si më poshtë:

12. Gaforrja

Në datën 12, Hëna e Re u jep një ndriçim në lidhje me karrierën, por edhe në datën 10 do kenë shumë lajme të mira personale. Gradualisht Gaforret duhet të mbledhin forcën dhe duhet të krijojnë më shumë kushte të mira për punët e tyre, sepse Marsi që do futet në shenjën e tyre, mund të t’u japë një lloj nervozizmi nxitimi dhe të kenë një përballje me punët që kanë bërë. Unë rezymenë e këtij pozicioni e bëj vetëm prej Marsit që futet në datën 23 në shenjën e tyre dhe mund të më heqin të mirat që kanë arritur deri tani.

11. Bricjapi

Bricjapi është shenja përballë Gaforres dhe është ajo shenjë që ka marrë shumë energji dhe kishte tendencën e bllokimit vitin e shkuar. Ka filluar një hapje dhe mundësi të mira ekonomike dhe një çlirim deri diku, por disa vlera shumë të rëndësishme, do fillojnë të marrin një drejtim tjetër pas datës 12. Data 12 do jetë si një datë stacion, por edhe data 2 dhe 7, kur Bricjapët do e mbledhin veten pas tronditjeve qëu vijnë dhe do kenë një lloj ndryshimi në jetën personale dhe familjare.

10. Akrepi

Akrepët do merren kryesisht me punën, por edhe me marrëdhëniet e tyre në përgjithësi. Puna do jetë e rëndësishme në këtë periudhë. Në datën 4 futet Mërkuri në shenjën e Dashit që ju jep një ofensivë në lidhje me punën dhe të gjithë ata që do bëjnë diskutime punë, do të kenë një larmi udhëtimesh, kontakte, biseda të rëndësishme. Ata që dëshirojnë të ndryshojnë punën, pas datës 12 do kenë një mundësi shumë të mirë. Akrepët do marrin një trajtë shumë të bukur në fund të muajit, sidomos me Hënën e Plotë në datën 27. I pret një pranverë dhe verë e mrekullueshme.

9. Peshqit

Jemi para një hapje shumë të rëndësishme, por derisa të hapet kjo periudhë, Peshqit duhet të merren me çështjet ekonomike. Është një fazë e rëndësishme dhe një ndryshim i madh në çështjet ekonomike që do i favorizojë në këtë periudhë. Do theksoja datën 9 për Peshqit. Nëse do duan të bëjnë diçka në jetën e tyre personale, mund ta bëjnë dhe ta deklarojnë, pse jo mund të kemi ndonjë fejesë apo martesë. Data 10 do jetë shumë e mirë për të gjithë për marrëdhëniet ndërpersonale.

8. Shigjetari

Do jenë shumë erotikë, me shumë plane krijuese, dhe do nxjerrin në pah gjëra të reja. Pas datës 23, me futjen e Marsit në Gaforre, shikoj probleme familjare, probleme në çift, por edhe probleme ekonomike që duhet t’i shikojnë me kujdes.

7. Virgjëresha

Jeni shumë të predispozuar, ashtu si Peshqit, për çështjet ekonomike, për sqarimet në marrëdhënie pune dhe në marrëdhëniet personale intime. Shumë Virgjëresha do kenë një muaj të furishëm dhe duan ta ngrenë në një rang më të mirë jetën e tyre personale. Mund të kenë takime shumë të rëndësishme romantike pas datës 27, me Hënën e Plotë në shenjën e Akrepit.

6. Demi

Derisa të shkojnë në datën 19, që do futet Dielli në shenjën e tyre, janë pak të bllokuar me planet e tyre, me atë energji të tyre të brendshme. Do merren me veten e tyre dhe do akumulojnë më shumë energji sesa duhet dhe kjo energji do i bëjë nervozë. Fundi i prillit ose mesi i muajit dhe tutje do jetë shumë i rëndësishëm për Demin. Ata që nuk kanë bërë gjëra të rëndësishme, qoftë për jetën personale, do fillojnë të ngrihen, të ndihen vitalë, me më shumë para dhe të sigurt.

5. Dashi

Dashët kanë shumë planetë në shenjën e tyre dhe do kenë në datën 4 planetë shumë të rëndësishëm. Do futet Mërkuri në shenjën e tyre: komunikime, lëvizje, energji. Ajri i zjarrit do t’u japë iniciativa nga më të mirat dhe nga më të rëndësishmet. Mendoj që me Hënën e Re në shenjën e Dashit do kthehet një histori e re në jetën e tyre.

Të këshilluara

Demi Lovato shpreh hapur seksualitetin

Pas një periudhe që ka qëndruar në heshtje, këngëtarja Demi Lovato është rikthyer dhe ka shumë për të folur. Veç publikimit të dokumentarit të saj me seri në Yo...

13:28

Edhe Kylie pre e përndjekësit të Kendall

Modelja Kendall Jenner është frikësuar së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën. Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Ken...

13:09

Eurovision këtë vit do të jetë me publik

Qeveria e Holandës ka lejuar Konkursin e Këngës së Eurovizionit për të pasur 3500 fansa të pranishëm si publik, për të parë nga afër festivalin e famshëm. Fe...

12:25

Hailey Bieber mbyll llogarinë në Twitter

Në videon e fundit të postuar në kanalin e saj në YouTube, Hailey Bieber, në një bisedë me psikiatren Jessica Clemons, flet rreth talljeve intensive në internet...

10:26

Çfarë ndryshimesh do të pësojë Siri

Apple njoftoi së fundmi se pajisjet iPhone do t'u kërkojnë përdoruesve të zgjedhin nga një gamë zërash kur vendosin për ndihmësin virtual, Siri-n. Apple aktual...

09:33

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI