Flash

Edi Rama i zbulon publikisht gjininë e fëmijës Eni Vasilit

Lapsi.al 2 April 2021
Edi Rama i zbulon publikisht gjininë e fëmijës Eni Vasilit

Pak ditë më parë u zbulua se moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Moderatorja do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë ajo ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj. Ndonëse shfaqet çdo javë në ekran, askush nuk e kishte vënë re se Vasili është shtatzënë.

Ishte gazeta “Panorama” ajo që zbuloi se moderatorja është në pritje të ëmbël, duke publikuar foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Vasili konfirmoi gjininë e bebushave të saj. Themi bebushat, sepse ajo nuk pret një fëmijë, por binjakë.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht.

Mesa duket dashuria disa vjeçare e moderatores me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

Të këshilluara

Hailey Bieber mbyll llogarinë në Twitter

Në videon e fundit të postuar në kanalin e saj në YouTube, Hailey Bieber, në një bisedë me psikiatren Jessica Clemons, flet rreth talljeve intensive në internet...

10:26

Çfarë ndryshimesh do të pësojë Siri

Apple njoftoi së fundmi se pajisjet iPhone do t'u kërkojnë përdoruesve të zgjedhin nga një gamë zërash kur vendosin për ndihmësin virtual, Siri-n. Apple aktual...

09:33

Jessie J topless për 33-vjetorin e lindjes

Jessie J ka vendosur që ta festojë në një mënyrë të pazakontë 33-vjetorin e lindjes së saj. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa foto ku shihet topless, krahas së c...

14:47

Përse Cameron Diaz hoqi dorë nga aktrimi

Cameron Diaz ka luajtur në qindra filma të famshëm, por s'e kemi parë të aktrojë që prej 2014-ës. Ylli i filmave mori një pushim të gjatë nga kinematografia dh...

12:32

Një tjetër fejesë e prishur për Seldin

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje ...

11:35

Kryepeshkopi nxjerr zbuluar Meghan dhe Harry

Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan rrëfyen detaje të pazbuluara më parë nga jeta e tyre brenda pallatit mbretëror. Çifti tronditën gjithë bot...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI