Flash

Një tjetër fejesë e prishur për Seldin

Lapsi.al 1 April 2021
Një tjetër fejesë e prishur për Seldin

Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri publike lidhjen e tij të re me një vajzë bukuroshe të quajtur Sindi Cela. Ai e uroi partneren për ditëlindje me një foto ku çifti shkëmbente një puthje në buzë. Ata treguan nëpër intervista të ndryshme se janë njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat erdhën gradualisht, ndonëse pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.

Mirëpo, duke qenë se fotot me njëri-tjetrin në Instagram nuk u rikthyen dhe ata nuk ndiqeshin më, disa prej ndjekësve besuan se çifti ishte ndarë përfundimisht.

Sipas “Panorama Plus”, në fakt në çifti është ndarë por Sindi e ka të vështirë të pranojë ndarjen. Miq të afërt pranë çiftit kanë treguar se Sindi po shpreson për një rikthim me Seldin, ndaj nuk ka dëshiruar t’i japë jehonë zërave të ndarjes.

Pas këtyre lajmeve, Sindi reagoi me një video të sajën në InstaStory, ku shpjegoi thashethemet e ndarjes.

“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”- u shpreh ajo.

Të këshilluara

Kryepeshkopi nxjerr zbuluar Meghan dhe Harry

Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, Harry dhe Meghan rrëfyen detaje të pazbuluara më parë nga jeta e tyre brenda pallatit mbretëror. Çifti tronditën gjithë bot...

11:00

Gwen Stefani drejt altarit

Blake Shelton dhe Gwen Stefani u fejuan disa muaj më parë. 51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur, duke treguar se kishte marrë një propozim m...

09:53

Aktorja turke, e infektuar me Covid-19

Aktorja turke, Hazal Kaya, është infektuar së fundmi me Covid-19. Sipas mediave turke,aktorja ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet tashmë në karantinë. H...

16:37

Fshihen nga Parmount dy episode të Spongebob

Dy episode të “SpongeBob SquarePants” nuk do të jenë më të disponueshme në Paramount+ dhe Amazon, për shkak të përmbajtjes së tyre të papërshtatshme. Një episod...

15:32

Dua Lipa, pjesë e 'Brit Award 2021'

Këngëtarja Dua Lipa do të  performojë  në “Brit Awards 2021”. Lajmi është bërë i ditur për fansat nga vet Dua e cila përmes rrjetit të saj social , Instagram, ...

15:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI