Flash

Demi Lovato shpreh hapur seksualitetin

Lapsi.al 2 April 2021
Demi Lovato shpreh hapur seksualitetin

Pas një periudhe që ka qëndruar në heshtje, këngëtarja Demi Lovato është rikthyer dhe ka shumë për të folur. Veç publikimit të dokumentarit të saj me seri në YouTube dhe albumit të saj të ri që pritet të dalë në treg, Demi ka bërë zhurmë edhe me një deklaratë të bërë së fundmi rreth seksualitetit të saj.

Rikujtojmë që Demi u nda nga i dashuri i saj Max Ehrich, në shtator të vitit të kaluar, vetëm 2 muaj pas fejesës. Max u fotografua duke qarë në vendin ku i propozoi këngëtares dhe shumë njerëz mendojnë se e bëri gjithçka për vëmendje.

Ndërsa ai, nga ana tjetër, akuzonte në komente Demin se po e shfrytëzonte ndarjen e tyre pikërisht për vëmendje. Këto e bënë ndarjen shumë të diskutuar në media, ndërsa Demi preferoi të qëndronte në heshtje gjatë asaj periudhe.

Të martën (më 30 mars), Lovato u shfaq në episodin e fundit të The Joe Rogan Experience për të biseduar rreth albumit të saj të ardhshëm, dokumentarit dhe të rejave të tjera. Gjatë bisedës ata filluan të flasin për fëmijët dhe martesën. Ishte pikërisht ky moment kur Lovato pranoi se është panseksuale.

"Unë nuk e di nëse do të përfundoj me një djalë, kështu që nuk mund ta shoh veten vërtet shtatzënë. Unë jam kaq e paqëndrueshme (seksualisht) tani - dhe një pjesë e arsyes pse jam kështu është sepse isha shumë e mbyllur", -tha ajo.

Rogan bëri disa pyetje sqaruese në lidhje me paqëndrueshmërinë e saj, duke e pyetur nëse termi "panseksuale" ishte i duhuri për të.

"Po, panseksuale", -tha ajo me një buzëqeshje, duke shtuar: "Kam dëgjuar dikë që e quante komunitetin LGBTQIA+, 'mafia e alfabetit', dhe unë mendova: ‘Kjo është!’", tha ajo. "Unë jam pjesë e mafies së alfabetit dhe jam krenare".

Shënim: Panseksualiteti (ose omniseksualiteti) është tërheqja seksuale, romantike apo emocionale, pavarësisht seksit, orientimit seksual apo identitetit gjinor. Pra, panseksual është një njeri që tërhiqet nga kushdo dhe seksi apo gjinia nuk janë faktor përcaktues në tërheqjen e tyre romantike apo seksuale ndaj të tjerëve.

Më vonë në bisedën e tyre, Lovato foli rreth mënyrës si e kishte parë skenën e famshme të piknikut në “Cruel Intentions”, midis Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair, kur ishte hera e parë që ajo vuri re diçka në vetvete.

"Unë mendova: ‘Oh, më pëlqen kjo’," -tha ajo. "Por unë ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo ishte e ndaluar. Çdo tërheqje që kisha për një femër kur kam qenë më e vogël, e ndaloja para se ta lija veten të përpunoja atë që po ndieja".

Të këshilluara

Edhe Kylie pre e përndjekësit të Kendall

Modelja Kendall Jenner është frikësuar së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën. Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Ken...

13:09

Eurovision këtë vit do të jetë me publik

Qeveria e Holandës ka lejuar Konkursin e Këngës së Eurovizionit për të pasur 3500 fansa të pranishëm si publik, për të parë nga afër festivalin e famshëm. Fe...

12:25

Hailey Bieber mbyll llogarinë në Twitter

Në videon e fundit të postuar në kanalin e saj në YouTube, Hailey Bieber, në një bisedë me psikiatren Jessica Clemons, flet rreth talljeve intensive në internet...

10:26

Çfarë ndryshimesh do të pësojë Siri

Apple njoftoi së fundmi se pajisjet iPhone do t'u kërkojnë përdoruesve të zgjedhin nga një gamë zërash kur vendosin për ndihmësin virtual, Siri-n. Apple aktual...

09:33

Jessie J topless për 33-vjetorin e lindjes

Jessie J ka vendosur që ta festojë në një mënyrë të pazakontë 33-vjetorin e lindjes së saj. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa foto ku shihet topless, krahas së c...

14:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI