Flash

Edhe Kylie pre e përndjekësit të Kendall

Lapsi.al 2 April 2021
Edhe Kylie pre e përndjekësit të Kendall

Modelja Kendall Jenner është frikësuar së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”.

Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

Mirëpo, çfarë nuk dinim është fakti që ky përndjekës paska bërë të njëjtën gjë edhe me Kylie-n!

Sipas letrave të urdhërit të ndalimit, personi në fjalë ka tentuar të futet edhe në ambientin privat të Kylie Jenner, por sigurisht është ndaluar nga rojet e sigurimit.

Ndaj, për të dyja vajzat po merren masa sigurie.

Të këshilluara

Eurovision këtë vit do të jetë me publik

Qeveria e Holandës ka lejuar Konkursin e Këngës së Eurovizionit për të pasur 3500 fansa të pranishëm si publik, për të parë nga afër festivalin e famshëm. Fe...

12:25

Hailey Bieber mbyll llogarinë në Twitter

Në videon e fundit të postuar në kanalin e saj në YouTube, Hailey Bieber, në një bisedë me psikiatren Jessica Clemons, flet rreth talljeve intensive në internet...

10:26

Çfarë ndryshimesh do të pësojë Siri

Apple njoftoi së fundmi se pajisjet iPhone do t'u kërkojnë përdoruesve të zgjedhin nga një gamë zërash kur vendosin për ndihmësin virtual, Siri-n. Apple aktual...

09:33

Jessie J topless për 33-vjetorin e lindjes

Jessie J ka vendosur që ta festojë në një mënyrë të pazakontë 33-vjetorin e lindjes së saj. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa foto ku shihet topless, krahas së c...

14:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI