Flash

Sfida në televizione/ Sonte në "Prime Time" Basha kundër Ramës

Lapsi.al 1 April 2021
Sfida në televizione/ Sonte në "Prime Time" Basha

Ndërsa zgjedhjet afrojnë dita ditës, edhe daljet televizive të liderëve të dy kampeve politike intensifikohen. Sonte, Lulzim Basha dhe Edi Rama do të jenë të dy Live në ora 21:00, i pari në 'Opinion', ndërsa kryeministri në 'Open'.

Me një situatë politike të ndezur, ku Covidi, korrupsioni, krimi e bilancet e qeverisë 'Rama', kanë peshën më të madhe të debatit zgjedhor, Lapsi.al ka mësuar detaje nga emisionet e sotme.

Lulzim Basha do të jetë i ftuar në 'Opinion'. Paneli që ka përgatitur Blendi Fevziu përbëhet nga katër gazetarë. Gerta Zaimi, Mentor Kikia, Andi Tela, dhe Blendi Sala. Ende nuk ka detaje specifike mbi temat e debatit.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit do të jetë i ftuar në Open. Ndërsa nuk dihet ende paneli përballë Ramës, temat për të cilat ky i fundit do të pyetet kanë rrjedhur në media. Ato do të jenë: bilanci i qeverisë, premtimet e pambajtura dhe reformat e papërfunduara; fushata elektorale, krahasimi me opozitën; pikëpyetjet rreth vaksinimit; çështja Doshi dhe replikat me ambasadën amerikane, ndërhyrjen e BE-së në fushatë dhe raportet e Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Edhe pse liderët politikë konkurojnë në një palë zgjedhje, e i shohim të përplasen kudo e për gjithçka, vetëm ballë për ballë në debat nuk i kemi parë dot kurrë. Ndërsa një debat i tillë do kuriozonte gjithkënd dhe do mblidhte një audiencë rekord, asnjë emision, panel a rrethanë nuk e ka bindur dot Ramën të përballet Live me kundërshtarin e tij në TV.

Basha i ka bërë thirrje të njëpasnjëshme kryeministrit. Në një pikë kryedemokrati tha para kamerave se ka që në vitin 2011 që e fton Ramën në debat por ky i fundit refuzon. Ndërsa Rama në 'Opinion' para pak ditësh tha se nuk do të bëjë debat me një lider fals, duke përmendur Sali Berishën dhe Ilir Metën si kryetarë të opozitës.

Fatkeqësisht, më e shumta që shqiptarët mund ti marrin udhëheqësve politikë është një garë indirekte për klikime, sesa një përballjë planesh, bilancesh, premtimesh por edhe karakteresh. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI