Kryeministri Rama ka kërkuar reagimin e Lulzim Bashës për deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha për vaksinat anti COVID, sipas të cilit dozat kineze nuk përdoren për të moshuarit në Kin. Rama tha se është e pafalshme që Basha nuk reagon për këto deklarata.
"Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s'ka ndodhur asgjë? Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Sali thotë që vaksina të vdes. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve. Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t'i shërbesh njerëzve", tha Rama në një takim në Rrogozhinë.
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një mjeku shqiptar në Pekin. Sipas tij, vaksina kineze e cila po përdoret për vaksinim masiv në Shqipëri, aplikohet vetëm për moshën deri në 59 vjec, ndërkohë që në Shqipëri po aplikohet tek të moshuarit mbi 70 vjec. Vec kësaj Berisha tha se afati mes dorës së parë dhe dozës së dytë duhet të jetë 21 ditë.
Denoncimi i plotë
Breaking Neës!
Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze.
Protokolli i RP Kines percakton:
-vaksina u injektohet vetem moshave 18 deri 59 vjeç.
-Afati kohor midis dozes se pare dhe asaj te dyte duhet te jete 21 dite.
Ne RPK vaksina eshte e ndaluar per pensionistet.
Xhahili i Surrelit ka fshehur daten e skadences te vaksinave qe po perdoren ne Shqiperi.
Mjeku dixhital nga RP e Kines informon. sb
Pershendetje prof. Dr Berisha. Jame mjek ne nje spital te Pekinit .desha te ju informoj lidhur me vaksinen Kineze eshte e percaktuar protokolli strikt nga prodhuesi kinez:
Vaksinohen vetem mosha 18 deri me 59 vjec,
si dhe distanca kohore midis injektimit te pare me te dyten eshte 21 dite! Jashte ketij afati vaksinimi eshte pa rezultat.
Distributori turke nuk mundet te percaktojn protokollin e vaksines? 240 miljon pecionista ne Kine nuk kane filluar vaksinim sepse nuk lejohet perdorimi i kesaj vaksine tek pensionistet.Qeveria shqiptare nuk ka bere publike daten e skadimit te sasise se blere tek distributori turk i kesaj vaksine.une po ju dergoj dhe nje kopje te protokollit kinez te perdorimit te vaksines.Ju uroj shendet e cdo te mire.