Flash

Google planifikon kthimin e punonjësve në zyrë

Lapsi.al 1 April 2021
Google planifikon kthimin e punonjësve në zyrë

Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.

Firma e teknologjisë do të lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia për më shumë se 14 ditë në vit nëse ata aplikojnë për një gjë të tillë.

Google do të vazhdojë punën nga shtëpia deri në 1 shtator por do t’i lejojë punonjësit të kthehen vullnetarisht nga muaji tjetër.

Gjiganti i teknologjisë ishte një nga kompanitë e para që ofroi punë nga shtëpia kur pandemia goditi thuajse të gjithë botën vitin e kaluar.

“Tani ka kaluar një vit që shumë prej nesh kanë punuar nga shtëpia dhe mendimi për t’u kthyer në zyrë mund të frymëzojë emocione të ndryshme,” shkroi të mërkurën në një email të kompanisë Fiona Cicconi, shefe e Burimeve Njerëzore të Google.

Google aktualisht po përgatitet për një rihapje të gjerë në shtator, kur punonjësit do të pritet të jenë në zyrë për të paktën tre ditë në javë.

Deri atëherë, periudha fillestare e kthimit do të jetë vullnetare pasi zyrat hapen ngadalë me kapacitet të kufizuar, bazuar në disponueshmërinë e vaksinave dhe një prirje rënëse në rastet e Covid-19.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI