Flash

Merkel dhe Macron tregojnë interes për vaksinën ruse, Sputnik V

Lapsi.al 31 March 2021
Merkel dhe Macron tregojnë interes për vaksinën ruse, Sputnik V

Në një komunikim me video të kancelares Merkel, presidentit Macron dhe atij rus, Putin është biseduar për një bashkëpunim të mundshëm tek vaksinat. Në fokus ishte vaksina Sputnik V. Për politikën ruse është e qartë se vaksina ruse, Sputnik V do duhet të ndihmojë procesin e vaksinimit në BE. Por deri më tani nuk ka leje për këtë vaksinë në Bashkimin Europian. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel biseduan me presidentin rus të martën (30.03) për një bashkëpunim të mundshëm në lidhje me vaksinën. Në komunikimin me video u fol edhe për Sputnik V, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Përdorimi i vaksinës varet nga vlerësimi i Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA. Kjo do të bëhet “mbi bazën e të njëjtave normave” si për vaksinat e tjera, thuhet. Sipas të dhënave të Kremlinit në lidhjen me video u fol edhe për perspektivën e “furnizimeve të mundshme dhe prodhimit të përbashkët të këtij preparati në vendet e BE”.

EMA aktualisht po verifikon kërkesën për lejimin e vaksinës Sputnik V në BE. Në prill priten në Rusi ekspertë të EMA-s për vlerësimin e prodhimit dhe magazinimit të vaksinës. Koncerni farmaceutik rus, R-Pharm synon të prodhojë vaksinën nga qershori apo korriku në Bavari, në qytetin Illerstissen.

Bisedime edhe për Ukrainën dhe Navalnyn

Putin, Merkel dhe Macron kanë biseduar edhe për konfliktin e Ukrainës, thuhet në Berlin dhe Moskë. Sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, Merkel dhe Macron bënë thirrje për të çuar përpara negociatat e zbatimit të Marrëveshjes të Minskut. Megjithë armëpushimin në Ukrainën Lindore shpërthejnë herë pas here luftimet mes njësive ushtarake të qeverisë ukrainase dhe separatistëve prorusë.

Kurse në lidhje me burgosjen e opozitarit rus, Aleksej Navalny qeveria gjermane bëri të ditur, se Merkel dhe Macron theksuan domosdoshmërinë e “respektimit të të të drejtave bazë dhe të njeriut të ankoruara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”/DW/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI