Flash

Komisioni Europian hedh në gjyq Poloninë për Reformën në Drejtësi

Lapsi.al 31 March 2021
Komisioni Europian hedh në gjyq Poloninë për Reformën

Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre, deklaroi KE të mërkurën.

Grindja për reformën në drejtësi mes qeverisë nacional-konservatore në Poloni dhe Bashkimit Europian është ashpërsuar. Komisioni Europian ka hedhur në gjyq sërish Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Autoritetet e Brukselit shohin rrezikimin e pavarësisë së gjykatësve polakë, bëri të ditur komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders të mërkurën (31.03) në Bruksel. Për të mos humbur kohë, KE u bëri thirrje gjykatësve më të lartë europianë madje që të marrin masa paraprake që para vendimit përfundimtar të trupit gjykues. Për këtë Komisioni Europian ka aplikuar në Gjykatën Europiane edhe për rregulloren e posaçme që ndal para kohe zbatimin e ligjit. Didier Reynders KE: Minohet pavarësia e gjykatësve Sipas Komisionit Europian ka dy probleme konkrete: Nga njëra ligji për disiplinimin e gjykatësve minon pavarësinë e gjykatësve polakë dhe nuk përputhet me priorizimin e së drejtës europiane. Nga ana tjetër dhoma disiplinore e Gjykatës së Lartë polake nuk duhet të jetë më aktive, sepse me gjasa nuk është e pavarur. “Unë jam thellësisht e shqetësuar për masat në vazhdim që e minojnë pavarësinë e drejtësisë në Poloni”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Europian,Vera Jourova të mërkurën në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa. Presioni ndaj gjykatësve në Poloni është rritur shumë dhe pavarësia e tyre po gërryhet nga brenda gjithnjë e më shumë.
Vera Jourova
Ligji për disiplinimin e gjykatasëve është në fuqi në Poloni që nga shkurti i vitit 2020. Ai parasheh që gjykatësit të ndëshkohen me gjoba, zbritje në detyrë apo lirim nga detyra, nëse venë pikëpyetje mbi kompetencën vendimmarrëse apo legjitimitetin e një gjykatësi tjetër, një dhome gjykimi apo gjykate. Po ashtu ata nuk lejohet të aktivizohen politikisht. Komisionerja Vera Jourva kishte paralajmëruar, që ky ligj “mund të përdoret ndër të tjera për kontrollin politik të lëndës së vendimeve të gjykatave.”/DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI