Flash

Italia vendos karantinën 5 ditore për udhëtarët e vendeve të BE-së

Lapsi.al 30 March 2021
Italia vendos karantinën 5 ditore për udhëtarët e vendeve

Italia do të vendosë karantinën e detyrueshme pesë ditë për këdo udhëtar nga vendet e BE. Vendimi u bë i ditur sot nga Ministria e Shëndetësisë në vend.

Udhëtarët duhet të jenë testuar për Covid-19 përpara se të largohen nga vendi dhe të bëjnë një provë tjetër pas përfundimit të periudhës së karantinës.

Masa të ngjashme tashmë zbatohen për të udhëtuar në vendet jashtë Bashkimit Europian.  Ende nuk dihet se për sa kohë do të mbesin në fuqi kufizimet e reja.

Vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë. Në të njëjtën kohë, Roma po shqyrton legjislacionin e ri për infermierët dhe mjekët të cilët nuk pranojnë të vaksinohen: nga pezullimi i pagave deri tek pushimi nga puna.

Megjithatë, si një rrugë e mesme, për të shmangur çështjet gjyqësore, është e mundur të futet mundësia e transferimit të atyre që nuk pranojnë të vaksinohen, në mënyrë që të mos bien në kontakt me pacientët.

Në sistemin shëndetësor kombëtar të Italisë vetëm 2% e mjekëve dhe rreth 1% e infermierëve thonë "jo" për tu vaksinuar.

 Ish-kryeministri  Giuseppe Conte mbështeti  “fuqinë e bindjes”. Mario Draghi ka vendosur që nuk është e mjaftueshme dhe se nuk është vetëm çështje gjykimi dhe ndjeshmërie personale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI