Flash

Ata me vaksina lindore nuk do të udhëtojnë dot në BE. Vuçiç tërbohet me perendimorët

Lapsi.al 29 March 2021
Ata me vaksina lindore nuk do të udhëtojnë dot në BE.

Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit, por nuk dihet sesi një gjë e tillë do të ndikojë mbi vendet e Bllkanit Perendimor.

Qytetarët e vendeve të treta do të duhen të pajisen me këtë dokument kur udhëtojnë brenda BE-së. “Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe të lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Cristian ëigand.

Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.

Komisioni Evropian ka deklaruar se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre.

Kjo do të kërkojë fillimisht harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me standardet e BE.

“Në këtë mënyrë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja“, tha ëigand. Por shumë zëra thonë se në çertifikatën vaksinale nuk do të përfshihen ata që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze. Por vendimi i mundshëm për të lejuar hyrjen në territorin e saj vetëm për udhëtarët që kanë marrë vaksina perëndimore do të ishte "skandaloz" dhe "i paarsyeshëm", sipas Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

"Si do të parandalojnë ardhjen e kryeministrit hungarez Orban i cili mori vaksinën nga Kina?" Tani ata madje më bënë të marr vaksinën kineze pasi e dëgjova atë, dhe pastaj nëse nuk më mirëpresin në Bruksel, nuk do të ketë dialog me Prishtinën" komentoi Vuçiç.

Aleksandar Vuçiq gjithashtu tha se meqë Serbia nuk po merrte vaksina nga Evropa, kjo do të nënkuptojë që banorët e Serbisë nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE sipas vendimit të ri.

"Unë jam i bindur se askush në BE nuk ka ndërmend të marrë një vendim të tillë, por nëse do të ndodhte do të themi - faleminderit, ne kuptuam se çfarë lloj politike keni ndaj Serbisë dhe vendi ynë do të rritet" shtoi ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI