Flash

Korea e Veriut reagon ndaj kritikave të Biden: "Bëre hapin e gabuar"

Lapsi.al 27 March 2021
Korea e Veriut reagon ndaj kritikave të Biden: "Bëre hapin e

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut tha se dënimi që i bëri presidenti amerikan, Joe Biden, lëshimit të fundit të raketave nga Koreja e Veriut, ishte hapi i gabuar, ka raportuar media shtetërore, KCNA.

Presidenti Biden tha se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut ishin shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara si dhe paraqesin kërcënim për rajonin dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ai po ashtu këshilloi Penjanin që të ndalojë testet ushtarake.

Më 25 mars, në një konferencë për media, Biden tha se Shtetet e Bashkuara po konsultohen me aleatët, duke shtuar se “do të ketë përgjigje” nëse ka përshkallëzim të situatës. Por, ai gjithashtu tha se ishte “i përgatitur për një formë të diplomacisë” lidhur me denuklearizimin.

Më 26 mars, një komitet për sanksione i OKB-së ka kërkuar nga ekspertët që të hetojnë testet raketore të kryera nga Koreja e Veriut.

Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një takim urgjent mbi Korenë e Veriut, kanë thënë diplomatët.

Ri Pyong Chol, që ka mbikëqyrur testin e raketës më 24 mars, është përgjigjur përmes një deklarate, që e ka transmetuar KCNA, duke thënë se administrata e re amerikane “ka bërë hapin e parë të gabuar”.

“Deklarata të tilla nga një president amerikan përbëjnë shkelje të së drejtës sonë si shtet për vetëmbrojtje dhe ato paraqesin provokim”, tha Ri.

Ai po ashtu tha se ndjen keqardhje që Biden shfaqi “armiqësinë e tij të thellë” dhe shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë me deklarata të tilla pa i menduar pasojat, mund të përballen me diçka që nuk është e mirë”.

Koreja e Veriut, tha ai, do të vazhdojë të rrisë “fuqinë e saj të jashtëzakonshme ushtarake”.

Koreja e Veriut ka raportuar se më 24 mars ka testuar një raketë të re.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga tha se janë lëshuar dy raketa balistike, të cilat janë të ndaluar me rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Këto teste vijnë pasi javën e kaluar, Koreja e Veriut po ashtu testojë raketa me rreze të shkurtër veprimi. Të gjitha këto teste raketash po ashtu po ndodhin në kohën kur ushtritë e SHBA-së dhe Koresë së Jugut po kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarake si dhe në kohën e vizitës në rajon të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe atij të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sipas agjencisë Reuters, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar që të komentojë deklaratat e Ri.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jalina Porter më herët është pyetur se nëse testet e raketave mund të ndikojnë në rishikimin e plotë të politikave. Ajo ka dënuar këto teste dhe i ka quajtur “destabilizuese”.

“Programi ilegal i armëve dhe raketave bërthamore të Koresë së Veriut përbën kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo më 26 mars.

Ajo shtoi se presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë po vazhdojnë ta shqyrtojnë situatën, duke shtuar se një prej prioriteteve kryesore të SHBA-së është që të sigurohet për bashkëpunim me aleatët dhe partnerët./REL

Të këshilluara

Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave. Liderët ...

11:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI