Flash

Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Lapsi.al 26 March 2021
Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave. Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e mbajtur të enjten u zotuan për rritjen e niveleve tregtare me Ankaranë. Megjithatë, ata paralajmëruan se mund të vendosin sanksione ndaj Turqisë, nëse rifillon me kërkimet e saj “të paligjshme” të gazit në Mesdheun Lindor.

Blloku tha se do ta rishqyrtojë edhe një herë pozicionin ndaj Turqisë, në një takim të Këshillit Evropian që do të mbahet në muajin qershor. Por, Ankaraja tha se BE-ja “nuk ka autoritet” të shpallë si të “paligjshme” aktivitetet e kërkimit të gazit, duke fajësuar Greqinë për këtë “retorikë”, raporton agjencia DPA.

Greqia i kërkon Turqisë të zbatojë marrëveshjen për migrantët

Marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin, përfshirë Francën dhe Shtetet e Bashkuara, u përshkallëzuan gjatë vitit të kaluar pasi Ankaraja dërgoi anije kërkimi të gazit në Mesdheun Lindor, duke nxitur reagimin e Greqisë dhe Qipros, të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Tensionet janë ulur që kur Turqia rifilloi bisedimet me Greqinë, për herë të parë që nga viti 2016. Zyrtarët e BE-së e kanë kritikuar vazhdimisht Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut. Së fundi, liderët e BE-së janë shprehur të shqetësuar lidhur me lëvizjet e Ankarasë për të shuar një parti opozitare dhe largimin që Qeveria e Turqisë bëri nga Konventa e Stambollit, një traktat që synon mbrojtjen e grave nga dhuna.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI