Flash

Pandemia/ Merkel kërkon prodhim europian të vaksinës kundër COVID-19

Lapsi.al 25 March 2021
Pandemia/ Merkel kërkon prodhim europian të vaksinës kundër

Kancelarja në një deklaratë qeveritare të enjten (25.03) në Bundestag theksoi edhe njëherë nevojën e prodhimit të mëvetësishëm të vaksinës në BE. Ajo që duhet bërë është sigurimi i prodhimit në territorin europian, tha Merkel. Në Britaninë e Madhe prodhohet për Britaninë e Madhe, SHBA nuk eksporton vaksinë. Prandaj jemi të varur për një kohë të gjatë nga ajo se çfarë prodhohet në Europë edhe përtej këtij viti.

“Mirë që e kemi BE”

Merkel e mbrojti rrugën europiane në luftimin e pandemisë  përkundër kritikave. “Megjithë vështirësitë, besoj, se në këtë pandemi është treguar, që është mirë që e kemi Bashkimin Europian”. Për këtë ajo përmendi planin për sigurimin e vaksinës. “Ishte gjëja e duhur që vendosëm sigurimin e përbashkët dhe lejen për vaksinat përmes BE.” Nëse e shikon, se edhe tek diferenca të vogla në shpërndarjen e vaksinës ka diskutime, nuk dua të përfytyroj, se çfarë do kishte ndodhur, nëse secili vend do e kishte siguruar vaksinën për vete. “Kjo do ta trondiste me themel tregun e brendshëm”, tha Merkel para Bundestagut. Merkel po ashtu para samitit të krerëve të BE kërkoi analizë të thellë të dobësive të BE. “Bën pjesë tek të vërtetat, që kjo pandemi tregoi, se duhe të analizojmë pa mëshirë, se ku janë dobësitë tona.” Para Bundestagut Merkel u bëri gjithashtu thirrje komunave gjermane për më shumë kreativitet në luftimin e pandemisë duke përmendur qytetet që janë model në luftimin e pandemisë, si Tybingeni apo Rostoku. Lidhur strategjinë e testeve, ajo kërkoi më shumë angazhim të landeve. Federata nuk mund të ketë gati infrastrukturën e testeve për 40.000 shkolla gjermane.

Merkel kërkoi nga ekonomia gjermane testimin dy herë në javë të punëmarrësve, që nuk punojnë dot nga shtëpia dhe kërcënoi me kthimin në detyrim të testimit për ekonominë, nëse rreth “90% “e firmave nuk e zbatojnë vullnetarisht angazhimin e marrë. “Ofertat më të mira të testimit nuk vlejnë, nëse ato nuk merren në konsideratë”, tha Merkel. “Nëse pjesa më e madhe e ekonomisë gjermane nuk i ofron teste punonjëseve e punonjësve, atëherë ne do të marrim masa rregullatore që kalojnë në rregulloren e mbrojtjes në punë”, tha Merkel./ DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI