Flash

Agjencia Europiane e Barnave analizon vaksinën ruse Sputnik V

Lapsi.al 24 March 2021
Agjencia Europiane e Barnave analizon vaksinën ruse Sputnik V

Drejtoria ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, (EMA) tha të martën se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian.

Në komentet për ligjvënësit e Parlamentit Evropian, Drejtorja Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia po planifikon gjithashtu inspektime të komplekseve të prodhimit dhe klinikave në Rusi për t’u siguruar që prodhimi i vaksinës bëhet në kushte të përshtatshme. Vaksina u pa me mosbesim nga disa vende ndërsa Rusia filloi ta shpërndante atë në disa vende evropiane para se të vlerësohej nga agjencitë rregullatore – përfshirë EMA-n dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Zonja Cooke tha se shpresa ishte që të përcaktohej se ajo ishte “një vaksinë e vlefshme për t’iu shtuar vaksinave që janë në dispozicion për popullatën evropiane”. Ajo gjithashtu siguroi ligjvënësit e BE-së se agjencia ishte e angazhuar të zbatonte të njëjtat standarde dhe vëzhgime në këtë rishikim si për çdo vlerësim tjetër shkencor.

Zonja Cooke tha se agjencia po kryente gjithashtu rishikime – ose vlerësime të shpejta – të vaksinave të prodhuara nga firma amerikane Novavax dhe kompania gjermane Curevac.

Ajo gjithashtu mirëpriti të dhënat e reja mbi vaksinën AstraZeneca të vëna në dispozicion nga një analizë në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se është një informacion shumë premtues dhe tregon efikasitet më të lartë nga sa pritej.

AstraZeneca njoftoi të hënën se vaksina e saj për COVID-19 ofronte një mbrojtje të fortë midis të rriturve të të gjitha moshave në një studim të pritur prej kohësh në SHBA, një zbulim që disa ekspertë shpresonin se do të ndihmonte në rikthimin e besimit të publikut në të gjithë botën dhe për ta çuar atë një hap më pranë autorizimit për përdorim në SHBA.

Zyrtarët federalë amerikanë të shëndetësisë thanë të martën herët se rezultatet mund të kishin përfshirë “informacion të vjetëruar” dhe kjo mund të nënkuptojë që kompania ka dhënë një tablo jo të plotë të të dhënave për efikasitetin.

E pyetur në lidhje me këtë zhvillim, zonja Cooke tha se kompania premtoi t’i jepte EMA-s të dhënat e duhura dhe agjencia do të përshtaste vlerësimin e saj, nëse është e nevojshme, bazuar në informacionin e ri./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI