Flash

BE i kërkon AstraZenecas të përmbushë premtimet: Respektoni kontratën

Lapsi.al 26 March 2021
BE i kërkon AstraZenecas të përmbushë premtimet: Respektoni

Prodhuesi i vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca duhet t’i përmbushë premtimet për furnizimin e Bashkimit Evropian, përpara se të dërgojë doza diku tjetër, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare”, tha ajo pas një takimi të BE-së, të enjten vonë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se “ky është fundi i naivitetit të BE-së”. “Ne duhet t’i bllokojmë të gjitha eksportet për aq kohë sa disa kompani të barnave nuk i respektojnë zotimet e tyre ndaj evropianëve”, tha ai. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE-ja “jo vetëm që furnizon veten, por eksporton edhe në botë, për dallim nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe”.

Shpërndarja e vaksinave në shtetet e Bashkimit Evropian është duke u bërë ngadalë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZenecan – për mosdërgimin e dozave të premtuara.

AstraZeneca ka mohuar se nuk po e respekton kontratën e saj. Në BE, deri më tani, janë dhënë rreth 62 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit. Vetëm 18.2 milionë njerëz – apo 4.1 për qind e popullsisë së BE-së prej 450 milionësh – janë vaksinuar plotësisht me nga dy doza.

Pas samitit virtual, 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord që të përpiqen të rrisin prodhimin e vaksinave brenda bllokut. “Përshpejtimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave mbetet thelbësor dhe urgjent, për të kapërcyer krizën. Përpjekjet për këtë qëllim duhet të intensifikohen më tej”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët. BE-ja gjithashtu u bëri thirrje prodhuesve të vaksinave që t’i parashikojnë prodhimet e tyre dhe “t’i respektojnë afatet kontraktuale të dorëzimit”.

Të këshilluara

Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave. Liderët ...

11:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI