Flash

Pfizer dhe Biontech rrisin objektivin e prodhimit të vaksinave në 2.5 miliardë doza

Lapsi.al 31 March 2021
Pfizer dhe Biontech rrisin objektivin e prodhimit të vaksinave në 2.5

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech, partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin njoftuan se nga 2.3 miliardë doza e kanë rritur në 2.5 miliardë doza objektivin për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin 2021.

Në një deklaratë nga BioNTech thuhet se me efektin e fabrikës prodhuese që është vënë në funksion në qytetin Marburg të Gjermanisë objektivi i prodhimit të vaksinës për COVID-19 i cili më parë për vitin 2021 ishte njoftuar mes 2.3 dhe 2.4 miliardë doza, është rritur në 2.5 miliardë doza.

Në deklaratën e saj BioNTech ka vënë në dukje që për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve prodhuese po zhvillohen bisedime për zgjerimin e rrjetit furnizues të ngritur me prodhuesit dhe furnizuesit e vaksinës.

Deri më tani kompanitë kanë arritur marrëveshje për 1.4 miliardë vaksina që do të shpërndahen në 2021 dhe se aktualisht janë shpërndarë 200 milionë vaksina.

Kompanitë nga marrëveshja prej 1.4 miliardë doza të vaksinave pritet që të arrijnë një fitim prej 9.8 miliardë euro këtë vit.

BioNTech njoftoi se bashkë me rritjen e shitjeve të vaksinës kundër COVID-19 që ka prodhuar me Pfizer ka pasur një fitim prej 366.9 milionë euro në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në po të njëjtën periudhë në vitin 2019 kompania kishte njoftuar humbje në 58.2 milionë dollarë. Më tej thuhet se të ardhurat e kompanisë nga 28 milionë euro u rritën në 345.4 milionë euro.

BioNTech ka njoftuar se përveç Kinës, në vendet e tjera punon në partneritet të barabartë me Pfizer në marketingun e vaksinës.

Ndërsa në Kinë ka një marrëveshje për 35 deri në 40 për qind në fitimin bruto me Fosun Pharma.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI