Flash

Shqipëri/ 434 qytetarë pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 8 viktima

Lapsi.al 31 March 2021
Shqipëri/ 434 qytetarë pozitivë me COVID-19 në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit 434 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën.

 

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (31 Mars 2021)

Raste të reja ditore 434

Të shëruar në 24 orë 654

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2991

Testime totale 558,921

Raste pozitive 125,157

Raste të shëruara 91,271

Raste Aktive 31,651

Humbje jete 2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22035

Fier 2598

Durrës 1297

Gjirokastër 1240

Shkodër 1213

Vlorë 981

Korçë 768

Elbasan 406

Lezhë 358

Kukës 361

Dibër 330

Berat 64

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI