Flash

Ndërroi jetë nga Covid-19, një shkollë në Tiranë do mbajë emrin e Bashkim Finos

Lapsi.al 31 March 2021
Ndërroi jetë nga Covid-19, një shkollë në Tiranë

Një shkollë në kryeqytet do të mbajë emrin e deputetit socialist Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pasi humbi betejën me Covid-19. Lajmin e ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili bashkë me kolegë të tjerë socialistë kujtuan Finon.

"Shkolla e re ‘Bashkim Fino’. Bashkë me Arbenin, në shkollën e re që po ndërtojmë pranë qytetit Studenti, e cila do të mbajë emrin e Bashkim Finos, kolegut dhe mikut të vyer që u nda nga jeta pak ditë më parë”, ka shkruan Erion Veliaj.

Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë, më 29 Mars. Ai cilësohej si kryeministri i Pajtimit Kombëtar pasi 24 vite më parë, në vitin 1997 drejtoi qeverinë që drejtoi vendin në mes të krizës. Ai ka qenë deputet për disa legjislatura në radhët e të majtëve.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI