Flash

Nis procesi i vaksinimit për grupmoshat mbi 77 vjeç në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 31 March 2021
Nis procesi i vaksinimit për grupmoshat mbi 77 vjeç në

Maqedonia e Veriut këtë të mërkurë nis me procesin e  vaksinimit për të moshuarit mbi 77 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri këtë javë janë lëshuar gjithsej 9.577 termine dhe deri tani ka pasur 5.976 termine për vaksinim për qytetarët e moshës mbi 77 vjet, ndërsa pikat vaksinale do të punojnë në dy ndrime dhe do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në ora 20:00 nga e hëna deri të premten.

Ndër të tjera ministria bën me dije se vaksinat do të shpërndahen në të gjithë qytetet.

Këta persona do ta pranojnë vaksinën AstraZeneca që erdhi më 28 mars përmes Kovac mekanizimit dhe krahas këtyre 24 mijë vaksinave pritet që në prill të arrijnë edhe 76 mijë doza të tjera.

Ndryshe, deri tani në Maqedoni janë vaksinuar 7.005 punonjës shëndetësorë. Mbi 4.000 pranuan vaksinën “Pfizer” dhe po ashtu u rivaksinuan, ndërsa gjatë fundjavës arriti edhe dërgesa e dytë e vaksinës ruse “Sputnik” dhe që është për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë të cilët tashmë e kanë pranuar dozën e parë.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të ketë më shumë kthjellime dhe më pak vranësira. Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa vetëm vra...

07:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI