Një firmë uji në qytetin e Lushnjës ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar rojen e firmës së ujit dhe kanë marrë një sasi parash.
Ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve.