Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Kandidimi i Tom Doshit, Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA-së

Lapsi.al 30 March 2021
Kandidimi i Tom Doshit, Prokuroria kërkesë për informacion

Në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme i tha Zërit të Amerikës, se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 Prillit.

Zoti Tom Doshi është në listën e 28 kandidatëve që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka nisur për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Pak ditë më parë kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi shpjegoi se “në rastin e zotit Doshi KQZ ka marrë shtysën nga të dhëna publike, që e nxitin t’i kërkojë prokurorisë informacione të tjera, veç atyre që ai ka dhënë në formularin e vetëdeklarimin, për të bërë vlerësim më të plotë mbi përputhshmërinë e kandidimit të tij për deputet. Por edhe në formularin e vetëdeklarimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ-në, për të kërkuar hetim të thelluar për kandidatin” – tha zoti Celibashi.

Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme kërkon të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth zotit Doshi, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Ndërkaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e zotit Doshi.

Pas përgjigjes nga ambasada amerikane, Prokuroria shpjegon se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm, në varësi të informacionit që do të marrë. Ndërkohë ajo ka nisur veprimet për kandidatët e tjerë, duke kërkuar fillimisht informacion nga të gjitha institucionet vendase. Bëhet fjalë për 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Social-Demokrate. /VOA/

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI