Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

“Paratë do t’i merrni”/ Basha-naftëtarëve: Do ua nxjerrim atyre që i vodhën

Lapsi.al 30 March 2021
“Paratë do t’i merrni”/ Basha-naftëtarëve: Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon këtë të martë një takim me naftëtarët. Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se naftëtarët do të marrin paratë që iu takojë. Po ashtu kreu demokrat tha se me qeverisjen e PD do të ketë transparence, teksa theksoi se zyrtarët do të kontrollohen.

“Luftë prej dekadash që është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj toke dhe kanë përfituar një grusht njerëzish. Përmes shfrytëzimit të punës suaj dhe naftës shqiptarev kanë vënë pasuri.Ky problem sigurisht që ka zgjidhje. Problemi i rafinerisë është një problem politik. Është krijuara nga politikanët për të përfituar me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes dhe sakrificën e grave tuaja. Ishte akti i fundit futja e tyre në grevë urie dhe u duku sikur filloi të lëvizte diçka. Ju jeni kaq të forta saqë arritën që me forcën tuaj ta shtynit problemin përpara. Nuk e zgjidhët plotësisht  por e shtytë përpara. Një grua e fortë është esenca e forcës së Mallakastrës.

Që këto të zeza të mos përsëriten është kushti që politika të mos i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojnë. Të vijnë këtu të vetëdijshëm që kjo pasuri e jashtëzakonshme nuk u takon atyre. Gjëja e parë që u premtoj është transparenca. E dyta dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit. Është jo garanci që u jap sot. Dua që kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë, t’ju shoh në sy me garancinë e bërë realitet. Ato para do ti merrni si detyrim. Ky është premtimi im, dhe zotohem edhe para taksapagusve asnjë qindarkë nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve. Do ua nxjerrim nga do ku i kanë, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që ua kanë vjedhur me të padrejtë”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI