Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Basha: 500 specialistë të fushave të ndryshme janë angazhuar për të ndërtuar programin e PD

Lapsi.al 30 March 2021
Basha: 500 specialistë të fushave të ndryshme janë angazhuar

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një takim me qytetaret në Patos tha se Partia Demokratike në këtë fushatë nuk vjen me premtime elektorale, por vjen me një plan që synon të rimëkëmbur ekonominë.

Ai theksoi se plani i PD-së është organizuar prej dy vitesh, pjesë e së cilës kanë qenë edhe 500 specialistë të fushave të ndryshme.

“Politika shqiptare ka bërë premtime shumë të mëdha dhe ky kryeministër në ikje e ka shkatërruar besimin tek politika. Ne kemi mbi 500 specialistë që kanë punuar për 2 vite për programin që synon të rrisë ekonominë.

E kam thënë se tek shqiptarët nuk do të shkojmë me premtime, por me mundësi konkrete. Programi ynë nuk është program elektoral, por një plan i mirë-organizuar. Kemi angazhuar ekspertët më të mirë shqiptarë dhe kemi pasur dhe ekspertë nga Bashkimi Europian”, tha Basha.

Më tej Basha tha se emigrimi është plaga më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Arsyeja kryesore sipas tij, është paaftësia e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë.

Ai theksoi se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur këtë katastrofë me anë të thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimin e të rinjve në fushën e programimit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI