Flash

PD i përgjigjet Ramës: Humbja e ka bërë nervoz, shqetësohet për mikpritjen e shqiptarëve ndaj Lulzim Bashës

Lapsi.al 31 March 2021
PD i përgjigjet Ramës: Humbja e ka bërë nervoz,

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se me anë të takimeve elektorale po grumbullon shumë njerëz dhe po vepron në shkelje të rregullave anti COVID. Në reagimin e PD-së, humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz Ramën dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. Ndër të tjera selia blu thekson se Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen që shqiptarët tregojnë ndaj Lulzim Bashës. 

“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale" thuhet në reagimin e PD-së.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të ndalë grumbullimet. Me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar, Rama ka ndarë foto nga takimet e Bashës në rrethe, duke shkruar një shprehje latine “Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI