Flash

Ministrja e Arsimit: Jemi të përgatitur për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithë protokolleve anti-COVID

Lapsi.al 31 March 2021
Ministrja e Arsimit: Jemi të përgatitur për të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka mirëpritur sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për të rikthyer në bankat e shkollës maturantët në 10 Bashkitë e vendit që ishin me rrezikshmërinë më të lartë ndaj COVID-19.

Kushi garanton se shkollat janë të përgatitura plotësisht për të pritur maturantët.

Ajo thekson se në këtë fazë maturantët duhet të jenë të kujdesshëm për të respektuar rregullat antiCovid.

"Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID.

Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor", shkruan Kushi

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI