Flash

Gazetarja e TCH: Një tjetër person është bërë i penduar i drejtësisë në Elbasan

Lapsi.al 30 March 2021
Gazetarja e TCH: Një tjetër person është bërë i

Gazetarja e TCH, Anila Hoxha dhe që mbulon çështje të aktualitetit thotë se ka të dhëna se shumë shpejt drejtësia mund të ketë një tjetër dosje kriminale në dorë sa i përket krimit në Elbasan. Sipas saj numri i bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka shkuar në 3 në prokurorinë e Elbasanit.

“Mendoj që në Elbasan ka grupe të struktura aq sa të vërdallisin policinë. Këto grupe janë aq të forta sa kanë ndikuar edhe në emërime të caktuara të këtij qarku. Është e vërtetë që sollëm rasti e Çapjave, disa prej tyre i kanë shpëtuar drejtësisë e kanë blerë apo jo nuk është vetëm forca e parasë, por ata kanë edhe forcën e errët të tyre.

Ata përfaqësojnë grupe të strukturuara kriminale për të rënë në gjurmët e tyre është shumë e vështirë. Ata dalin befas nga spitalet apo sëmuren se kanë probleme, nuk janë e skemave të aftësisë së tyre të momentit. Kjo që them unë nuk është thënë të jetë e formës së prerë.

Çfarë po ndodh që flasim vit pas vitit e jo një e dy vjet që themi Elbasani, është paaftësi e policisë, jo, apo moskoordinim i institucioneve. Unë shikoj ogur të mirë që prokuroria ka arritur të ketë 3 bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe mund të kemi së shpejti një dosje tjetër”, - tha Hoxha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI