Flash

EMRAT/ Organizonin rrëmbime fiktive si anëtarë të ISIS, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Lapsi.al 30 March 2021
EMRAT/ Organizonin rrëmbime fiktive si anëtarë të ISIS,

Prokuroria e Romës ka zbardhur skemat fiktive të 2 shqiptarëve dhe 1 italiani, të cilët kishin gjetur një mënyrë të veçantë për të përfituar para përmes rrëmbimit të disa biznesmenëve italianë. Shqiptarët Fredi Frrokaj dhe Olsi Mitraj të moshave 42 dhe 41 vjeç, si dhe italiani Alberto Xanini do të qëndrojnë në burg deri në dhënien e dënimeve nga gjykata.

Ata akuzohen se kanë organizuar rrëmbime të rreme të të paktën 2 biznesmenëve italianë në 2016-n. Ata shtireshin sikur ishin pjesëtarë të grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik. Rrëmbimet kryheshin me dakordësinë edhe të vetë biznesmenëve, të cilët shpresonin që të përfitonin para pasi shteti italian të paguante për lirimin e tyre.

Por në fakt njëri prej tyre Alesandro Sandrini, një biznesmen nga Breshia për të cilin ishte organizuar një rrëmbim fiktiv në Turqi në Tetor të 2016 përfundoi në kampet e xhihadistëve në Siri. Grupi që ai vetë kishte kontaktuar për të kryer rrëmbimin fiktiv e kishte braktisur. Biznesmeni u lirua gjatë operacioneve të militantëve pro-perëndimorë në 2019-n. /Tv Klan

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI