Flash

Basha takim me të rinjtë në Elbasan, pritet me thirrjet "Rama ik" (VIDEO)

Lapsi.al 28 March 2021
Basha takim me të rinjtë në Elbasan, pritet me thirrjet

Lulzim Basha po vazhdon sot fushatën elektorale në Elbasan, i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut, Gazment Bardhi. Kryedemokrati është pritur nga qindra të rinj, me ovacione dhe brohorima. Ata kërkuan njëzëri largimin e qeverisë teksa pohuan mbështetjen e tyre kundrejt liderit Basha.

“Rama ik!” E tillë ishte thirrja e të rinjve.

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal tek fitorja më 25 Prill, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare fitore për rininë dhe Shqipërinë.

Basha shtoi se PD-në e presin shumë punë, për rimëkëmbjen e qarkut.

****

Basha: Po bëhem xheloz për këtë Gaz Bardhin. Po e nis për Tiranë, dhe po rri vetë këtu. Kujt i shkoi mendja për këtë vend këtu?

Të rinjtë në kor: Gaz Bardhit!

Basha: Është bërë më elbasanlli se sa ju këtu (qesh). Në 25 do të fitojë rinia, do të fitojë gjithë Shqipëria. Na presim shumë punë të mëdha. Para shumë vitesh keni qenë të vegjël. 25-sa është dita e fitores, për gjithë rininë dhe Shqipërinë. Shumica prej jush keni qenë gjimnazistë, siç ishte transformimi i Elbasanit, siç ishte tuneli i Elbasanit…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI