Flash

Nga sot do të flemë 1 orë më pak, ndryshon ora

Lapsi.al 28 March 2021
Nga sot do të flemë 1 orë më pak, ndryshon ora

E diela e fundit e këtij muaji ka shënuar edhe ndryshimin e orës, duke i lëvizur akrepat 1 orë para. Mëngjesi i së dielës në orën 2:00 bëri që akrepat të ecin “artificialisht” 1 orë para, duke shënuar kështu direkt orën 3:00 të mëngjesit.

Kështu, për një pjesë të mirë të njerëzve, ky ndryshim i orës, u ka marrë 1 orë gjumë në mëngjes dhe ua ka dhuruar në mbrëmje. Ndryshimi i orës bëhet në këtë të dielë të fundit të marsit për të na falur më shumë dritë.

Ndryshimi orës ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend dhe do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara.

Të këshilluara

Vlorë, furgoni merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në oborrin e n...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI