Flash

Xhaxha e nip rrihen me njëri-tjetrin për pronat, arrestohen nga policia

Lapsi.al 28 March 2021
Xhaxha e nip rrihen me njëri-tjetrin për pronat, arrestohen nga

Pesë qytetarë kanë rënë në pranga në Fier për vepra të ndryshme penale. Ata janë: M. M., 46 vjeç, banues në Fier pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 43 vjeçe. Gjithashtu janë arrestuar xhaxha e nip, Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.

DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 3 prej tyre për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 2 të tjerë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 46 vjeç, banues në Fier pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 43 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Y., 30 vjeç, banues në Varibob, Fier dhe V. Ç., 44 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Benz” dhe “Mitsubishi” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Vlorë, furgoni merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në oborrin e n...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI