Flash

Rama komenton çeljen e fushatës së PD: Uroj që mos ta përfundojnë mitingun tek ‘Shefqet Ndroqi’

Lapsi.al 28 March 2021
Rama komenton çeljen e fushatës së PD: Uroj që mos ta

Edi Rama komentoi sërish ceremoninë e çeljes së fushatës së Partisë Demokratike 3 ditë më parë në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Kreu i qeverisë theksoi se ata u bënë vatra infektimi të koronavirusit, ndërsa shtoi se uron që mos ta përfundojnë mitingun tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

“Këta janë një tufë personazhe, që humoristi nuk do i fuste në një pjesë estrade. Këta janë estrada jonë. Por si mund të luhet me këta, duke iu dhënë këtyre çelësat. T’ja japësh çelësin Tym Idrizit, që del nga dera pas. Ta bën tym shtëpinë. Ca problemi ka që në kombinat të rrijë dhe flamuri i PD-së? Të mbajë edhe foton e Bashës, dhe të Saliut po të dojë. Po taksën zero e ka për vete. Ajo taksa e sheshtë është dërrasë, pllakë varri mbi më të vegjlit. S’ka nevojë që të mbajë fotografin time. Të më shajë gjithë ditën. Kur të vijë një që bën punën më mirë se ne, në rregull. Por për hir të partisë, ti t’i vësh erën biznesit, vetëm të shohësh dhëndër Lulin! Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. E patë! Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi. Ju lutem shumë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh që ke pasur një kontribut ne lehtësimin e shpirtit të qindra mijëra gjyshërve.”, tha Rama.

Të këshilluara

Vlorë, furgoni merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në oborrin e n...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI