Flash

Vrasja e Behar Sofisë, zbardhet emri i personit të pestë të implikuar me ekzekutimin

Lapsi.al 22 March 2021
Vrasja e Behar Sofisë, zbardhet emri i personit të pestë të

Kur kanë kaluar 3 javë nga ekzekutimi i 66-vjeçarit, Behar Sofia, dhe arrestimit të 4 personave, prokuroria ka një emër të pestë, i cili rezulton se është takuar me Skënder Vathin. Në dosjen e siguruar nga A2, më datë 25 shkurt, prokuroria sekuestroi kamerat e një bari përballë Piramidës. Sipas organit të akuzës, 54-vjeçari u arrestua më datën 13 mars, ndërsa iu sekuestruan dy karta “sim”, si dhe automjeti tip “Fiat Punto”, me të cilin lëvizte, dhe kishte takuar personat e tjerë të arrestuar. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së barit përballë Piramidës rezulton se Vathi mbërrin aty në orën 07:26 minuta të mëngjesit e disa sekonda më pas, 54-vjeçari ulet në tavolinë me një person tjetër, i njohur sipas akuzës si Jemin Sheraj.

Në dosje, përshkruhet se 10 minuta nga qëndrimi në tavolinë, në orën 07:38 minuta, Sheraj duket se i jep diçka, në dukje një letër, Skënder Vathit, i cili më pas largohet menjëherë nga lokali. Për kapjen e tij, pak ditë më parë, policia kreu dhe një operacion në Aramerras, por pa rezultat në identifikimin apo kapjen e tij.

Pas ndalimit të 54-vjeçarit, Vathi është bërë njohja që Shyti kishte me të arrestuarit, ndërsa i riu ka identifikuar Xhixhën si personin që i kishte dhënë foton e viktimës dhe Dajën, i cili kishte për detyrë të ruante lëvizjet e 66-vjeçarit Sofia.

Në analizën e bërë nga prokuroria, Ernejt Shyti është në rolin e ekzekutorit. Për këtë, ai është kontaktuar dhe bindur nga ana e Xhuljano Vishës, i cili e ka shtyrë të bëjë vrasjen kundrejt pagesës, ndërsa ka siguruar armën dhe biçikletën e përdorur. Organizatorë të krimit të rëndë janë Xhixha dhe Vathi, i njohur ndryshe si “Dajo”, të cilët i kërkuan Vishës të gjente një person që të kryente vrasjen./a2

Të këshilluara

Kosova mbulohet nga bora

Kosova është mbuluar sërish nga bora në këtë dimër të vonë, dhe reshjet, sipas zyrës meteorologjike do të vijojnë deri të martën, me intensitet të lartë, ndërko...

16:52

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI