Flash

Programi i PD/ Artan Lame: Anulimi i ligjit i pamundur, Basha bën premtime elektorale

Lapsi.al 22 March 2021
Programi i PD/ Artan Lame: Anulimi i ligjit i pamundur, Basha bën premtime

Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka hedhur akuza ndaj programit të Partisë Demokratike për pronat.

Sipas Lames, është marrëzi që të thuash se do anulosh ligjin 20/20, ndërsa nuk i ka kursyer edhe akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se po bën gënjeshtra për arsye elektorale.

“Është gënjeshtra më e madhe që i thuhet ish-pronarëve nga PD. Praktikisht po u thuhet qytetarëve që po presin ende legalizimin, do u ndërpritet legalizimi për kthimin tek pronarët. Kamëz, Bathore, Paskuqan ka shumë ndërtesa të zëna nga ndërtime pa leje, nuk i thua dot nuk e legalizojmë. Ligji 20/20 bëri pikërisht këtë gjë, për regjistrimin e tokës në fshat është mbyllur në tre institucione të vetme, kanë qenë dikur 20 institucione të ndryshme, sot janë në 8-ë. Premtohet kompensimi i pronave që do u merret oligarkëve. Përveçse është Robinhudiane, nuk besohet se Luli do i marri pronat oligarkëve. Kjo është plani i PD, që s’thotë asgjë të re, thotë teorikisht do të vijojmë me të njëjtën rrugë dhe e dyta do heqim ligjin. Kjo nuk ndodh, edhe sikur të ndodhë ndonjë luftë e tretë botërore me fitoren e tyre, nuk ka rrugë për të zgjidhur problematikën.” ka thënë Lame.

Kreu i Kadastrës , foli edhe në lidhje me arritjet dhe objektivat që institucioni që ai drejton ka për katër vitet e ardhshme. Ai tha se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat.

“Kadastra në katër viteve në vijim ka katër sfida kryesore. Duke qenë se legalizimet nuk janë më sfida. E para është regjistrimi i tokës në fshat, në këtë pikë do të thoja diçka. 2020-ta u mbyll me shumë certifikata toke të lëshuara në fshat, sapo kishte hyrë ligji i ri por megjithatë u dhanë 18.700 certifikata. Në 2018-ën janë dhënë vetëm 8 mijë. Ky gjak që u derdh në të gjithë Shqipërinë, për sa ishte jo gjigante në raport me nevojat prodhoi një efekt të kundërt. Kadastra përmbytet në ankesat që vijnë nga fshati. Po ndodh ajo që ka ndodhur me legalizimet. Në momentin që filluam në mënyrë masive të bënim”, tha Lame.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI