Flash

500 mijë lekë gjobë për siguracionin e makinës/ Reagon Konfindustria

Lapsi.al 22 March 2021
500 mijë lekë gjobë për siguracionin e makinës/ Reagon

Projekt-ligji që parashikon penalitet me 500 mijë lekë gjobë për të gjithë ata drejtues mjetesh që vonojnë në pagesën e siguracionit të makinës me një muaj ka hasur në kundërshtinë dhe të shoqatës Konfindustria.

Përmes një njoftimi për media Konfindustria i kërkon Kuvendit të mos e miratojë këtë projet-ligj, i cili do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve dhe bizneseve.

NJOFTIMI I PLOTE

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, që në ditët e fundit tij të mos miratojë projekt-ligjin për ndryshime në Kodin Rrugor, në të cilin parashikohet sanksionimi i penalitetit automatik për mbi 500 mijë, qytetarë dhe biznese zotërues të automjeteve, që nuk kryejnë sigurimin e detyrueshëm brenda një afati kohor 30 ditor nga skadimi i të mëparshmit. Penaliteti absurd arrin deri në 50 mijë leke edhe nëse automjeti nuk del në rrugë.

Konfindustria shpreh shqetësimin, që akte ligjore kaq të rëndësishme, sikurse projekt-ligji në fjalë, që prekin një numër shumë të madh të qytetarëve dhe bizneseve, kalojnë pa asnjë debat publik dhe pikërisht në fundin e legjislaturës dhe kulmin e fushatës zgjedhore të 25 prillit. Mënyra e mësipërme sesi është zhvilluar gjithë procesi legjislativ i deritashëm dhe koha e zgjedhur janë të shprehje të mundësisë për prannë e “state capture"/ kapje e shtetit si shkalla më e lartë e korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se në parim eshtë krejt e papranueshme, që tejkalimi i afatit 30 ditor të sigurimit të penalizohet edhe në kushtet kur automjetet nuk dalin në rrugë. Aq më shumë në kushtet e pandemisë së Covid-19 kur afate të tilla janë plotësisht të mundshme për t'u tejkaluar nga qytetarët për arsye shëndetësore pa përmendur arsyet financiare. Edhe më e rëndë paraqitet gjendja për bizneset. Bizneset, që kanë numër të madh automjetesh dhe makinerish do të jenë të detyruar të paguajnë siguracione edhe nëse mjetet e tyre për arsye të mungesës së punës janë të mbyllur.

Konfindustria vlerëson, se ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë kishin shumë më tepër arsye të kërkonin nga autoritet rregullatore në varësi të tyre për mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon sot tregu i sigurimeve në Shqipëri. Tregu i sigurimeve ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli të pastër, me cmime policash të fiksuara me platforme unike teknologjike, pa konkurencë ndërmjet operatorëve dhe asnjë licencë të re të dhënë në vite për operatorë të rinj. Pasojat janë të dukshme te qytetarët dhe bizneset ku vetëm mjafton të përmendim, se pagesa për prime të siguruara në Shqipëri është të paktën 60% me e ulët, se në Kosovë për të mos përmendur vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI