Flash

Shembja e maternitetit/ PD: Akt i paligjshëm, Edi Rama përgjegjës njësoj si për teatrin

Lapsi.al 21 March 2021
Shembja e maternitetit/ PD: Akt i paligjshëm, Edi Rama përgjegjës

Albana Vokshi denoncoi shembjen e goditës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, e futur në listën e monumenteve të kulturës.

Vokshi thotë se njësoj si Teatri Kombëtar, kjo ndërtesë tani është një provë më shumë se “në 25 prill qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë duhet ta largojnë këtë qeveri të shkatërrimit, të dështimit dhe të korrupsionit”.

Sipas saj, është e qartë se qeveria ka prishur një monument të kulturës së kategorisë së dytë, duke shtuar se “për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”.

Vokshi u shpreh se janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, ndërsa shton se shqiptarët do t’i japin fund më 25 prill masakrës në Tiranë dhe në Shqipëri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI