Flash

Misteri/ Kush i fshiu e-mailet e shqiptares së zhdukur në Greqi

Lapsi.al 20 March 2021
Misteri/ Kush i fshiu e-mailet e shqiptares së zhdukur në Greqi

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat greke në lidhje me zhdukjen e një 19-vjeçareje, me origjinë shqiptare në Greqi, të quajtur, Artemis Vasili. Në një emision televiziv “Dritë në fund të tunelit”, është zbuluar se dikush ka fshirë disa të dhëna nga celulari i vajzës duke u munduar të fshihte të vërtetën. Vassilis Georgopoulos, një agjent privat i Kriminalistikës Elektronike, hetoi për të zbuluar vendndodhjen e saktë të celularit të vajzës, por ka mësuar se dikush kishte fshirë të dhënat.

“Familja, me iniciativën e saj, më autorizoi të hetojë dy adresat e postës elektronike dhe një tabletë të përdorur nga Artemis, në mënyrë që të gjej gjurmët e saj më të fundit elektronike. Vajza e kishte lidhur celularin me gmail-in e saj . Në hetimin tim, unë zbulova se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj , duke fshirë të dhëna nga telefoni i saj celular që ishin gjithashtu të dobishme për kërkimin,” tha hetuesi privat.

I pyetur nëse të dhënat mund të rikuperohen, Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse kanë kaluar 5 muaj që nga zhdukja dhe në 6 prej këtyre dosjeve po fshihen.”/abcnews.al

Të këshilluara

VIDEO/ Tërmet 7.2 ballë godet Japoninë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi sot Japoninë, ndërsa qytetarët u paralajmëruan edhe për një cunam të mundshëm. Në rrjetet sociale janë publikua...

18:48

Mali Zi nis kërkimet për naftë në Adriatik

Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të...

17:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI