Flash

Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionin të parë në aeroportin e Kukësit

Lapsi.al 20 March 2021
Rama: Kemi caktuar datën për uljen e avionin të parë në

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë në vijim të fushatës elektorale ka prezantuar skuadrën e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Kukës.

Kryesocialisti në këtë takim është shprehur se të tre emrat e kandidatëve janë të rinj dhe ambicija e tyre është që pas datës 26 prill të punojnë fort për objektivat e vëna vetes dhe jo të largohen.

Rama ndër të tjera ka deklaruar se së shpejti do të hapet dhe aeroporti i Kukësit dhe sipas tij është caktuar dhe data kur do të ulet avioni i parë në këtë qytet.

“Petriti është në të gjithë rrethin e njohjes së tij një model Petriti e priti me kënaqësi dhe dyzim ftesën për tu bërë pjesë e skuadrës dhe dyzimi lidhet me një fakt që ma bëri me dije për një fakt se sa do ti vlejë Tropojës përfshirja e tij, sa do të jemi ne në gjendje që të bëjmë më shumë për Tropojën ndryshe skam pse të përfshihem për të zhvilluar dhe për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Të rinjtë dhe të rejat duhet të ndihen zot në shtëpinë e tyre dhe në Tropojë të gjithë duhet të jenë krenar për atë që ajo ofron si kushte për të gjithë familjen. Më vjen mirë që pjesë e skuadrës është dhe Gerta si një shembull që dashuria për vendlindjen dhe ambicija për të ndikuar në vendin për prej nga vjen. Gerta vjen në vendlindjen e vet për të vlerësuar potencialin e Kukësit dhe të skuadrës sonë.

Unë kam shumë besim se e ardhmja e Kukësit është turizmi dhe me aeroportin që do të hapë dyert së shpejti, ku ne kemi caktuar dhe një datë për të ulur avionin e parë në qytet dhe për të bindur ato që më kanë sharë nga Londra. Shumë mund të thonë se c’na duhen aeroportet dhe portet se duam bukë. Shqiptarët që nga koha e Skëndërbeut nuk ka vdekur për bukë, por nëse do i referohemi si metaforë për mirëqenien.

Aeroportet sjellin investime, krijon kushtet që gjithkush do që të ekplorojë bukuritë e Kukësit apo të shijojë klimën e jashtëzakonshme të të gjithë kurorës këtu, por ndërkohë një gjë e tillë nxit edhe ekonominë, punësimin është gjëja më e thjeshtë dhe më e kuptueshme. Populli shqiptar ka një shpreh se nuk ka qorr më të madh se ai që i ka sytë në ballë dhe nuk do që të shikojë.

Më vjen mirë që në këtë skuadër të vogël kemi dhe një djalë nga Hasi i cili me kurajo dhe me ambicije dhe mbi të gjitha me shumë sens përgjegjshmërie është bërë pjesë e skuadrës për të dhënë kontributin e tij.

Këtu nuk vijmë për tu zhdukur me datë 26 por vijmë për të çuar përpara një punë që kemi nisur”, ka thënë Rama

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI