Flash

Basha pritet me entuziazëm në Berat: Shqipërisë i ndodhi aksident kur u zgjodh Rama (VIDEO)

Lapsi.al 20 March 2021
Basha pritet me entuziazëm në Berat: Shqipërisë i ndodhi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar pamjet e pritjes entuziaste që i kanë bërë qytetarët gjatë rrugës së tij drejt Beratit sot , duke e ndalur disa herë dhe është shprehur se është ndier shumë i prekur.

Basha ka publikuar tri video njërën pas tjetrës ku shihen qytetarët e Urës Vajgurës së pari që e kanë ndalur gjatë udhëtimit, duke tundur flamuj të kuq dhe të PD-së. Bashën po ashtu e kanë ndalur edhe në Kuçovë, me thirrjet “Fitore, fitore” dhe “Rama ik, Rama ik”, ku ai ka zbritur për t’i takuar qytetarët.

Në videon e tretë, Basha shfaqet në Berat, ku është pritur po njësoj dhe ka përshëndetur qytetarët duke u thënë “Mirë se ju gjej, mirë se ju gjej!”.

Thirrjet “Rama ik” e kanë shoqëruar për një copë rrugë më këmbë në hyrje të qytetit të Beratit, ku Basha iu drejtua qytetarëve me këto fjalë:

“Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë dhe të kulturës. Tetë vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama Kryeministër por Shqipëria kërkon ndryshim. Në rrugëtimin tim nga jugu në veri po takoj shqiptarët që kërkojnë ndryshim dhe ne së bashku jemi forca që do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI