Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës brenda makinës së tij. Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e sotem rreth ores 08:40. Mësohet se ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake. Mesohet se Edmondi udhetonte me shofer teksa nje makine tjeter i ka prere rrugen. Ne kete moment del shoferi i tij nga makina per te pyetur se cfare ka. Nderkohe nje prej autoreve nga makina tjeter e ka qelluar shenjestren Edmond Cekici. Pas kesaj ata jane larguar me automjetin tip "Benz" me targa te vjedhura. Makina mesohet se eshte gjetur me vone e djegur ne Katund, Sukth.
Njoftimi policise
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-20-at-09.36.02.mp4"][/video]