Flash

Dekriminalizimi, Celibashi: Janë 10-15 kandidatë për deputet që po verifikohen

Lapsi.al 19 March 2021
Dekriminalizimi, Celibashi: Janë 10-15 kandidatë për deputet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pranuar se kanë marrë indicie për kandidatë që kanë probleme me dekriminalizimin. I ftuar në ABC, Celibashi ka folur rreth problematikave me kandidatët për deputet, duke u ndalur në rastin e rastin e Tom Doshit, për të cilin u kërkua nga Ambasada e SHBA që të mos kandidonte.

Kreu i KQZ tha se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë, duke shtuar se deri më tani janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin.

“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar. KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve,” - tha ai.

Tom Doshi ka qenë në qendër të deklaratave nga Ambasada Amerikane. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij në këto zgjedhje, por me anë të një manovre ligjore, duke ndryshuar emrin e kryetarit, Doshi është në fushatë për 25 prillin. Ai do të garojë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. /ABC

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI