Flash

I dënuar për prostitucion, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 20 March 2021
I dënuar për prostitucion, arrestohet 43-vjeçari i shpallur

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Të këshilluara

LDK zgjedh sot kryesinë e re të partisë

Sot mbahet takimi i Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku në rend të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kr...

08:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI