Flash

Denoncimi i Berishës 3 vite më parë për Mond Çekiçin: Si e bëri gruan drejtoreshë në Durrës

Lapsi.al 20 March 2021
Denoncimi i Berishës 3 vite më parë për Mond

Sot kronika është mbushur me lajmet e vrasjes së anëtarit të bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi. Ky i fundit ka qenë një prej personazheve më të përfolur të botës së krimit, i “goditur” shpesh herë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Më 6 maj të vitit 2018, Berisha publikoi mesazhin e një nëpunësi dixhital, i cili denonconte se në Agjencinë e Mjedisit në Durrës, në krye ishte caktuar gruaja e Çekiçit. Sipas nëpunësit, institucioni kishte hapur një garë formale, ku ishte paracaktuar fitoja e Vjosa Kalemit.

Statusi i BerishËs, 3 vite me pare

Klanet mafioze bëjnë ligjin në qeverinë e narkomafies! Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital. sb “Përshëndetje Z.Berisha. Dua të denoncoj një nga skandalet që rëndom ndodhin në qeverinë Rama. Më dt,11 Maji DAP do të bëjë testimin e vendeve vakant të shpallura nga Ministria e Mjedisit për vendet vakant për Drejtorë Rajonalë të Agjencisë së Mjedisit për disa rrethe, por unë do të ndalesha tek Durrësi. Ky pozicion është i paracaktuar dhe testimi është formal sa për demagogji sepse në këtë pozicion është caktuar për ta fituar znj.Vjosa Kalemi e cila është bashkëshortja Mond Çekiçit një të forti në Durrës që është gjithashtu grup me Shullazin. Kjo tregon se qeveria Rama përditë e më shumë po kapet nga klanet mafioze. Ju ftoj ta publikoni përpara se të bëhet testimi dhe do të vërtetohet plotësisht se këto që shkruajta janë plotësisht të vërteta sepse kjo nuk përbën ndonjë sekret mbasi e dinë i gjithë personeli ku pritet të mare detyrën kjo zonjë. P.S Shtoj se kjo zonjë edhe diplomën e ka të blerë sepse nuk ka frekuentuar asnjë fakultet. Dua të mbetem anonim. Faleminderit

 

Të këshilluara

Mali Zi nis kërkimet për naftë në Adriatik

Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të...

17:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI