Flash

Kosova mbulohet nga bora

Lapsi.al 22 March 2021
Kosova mbulohet nga bora

Kosova është mbuluar sërish nga bora në këtë dimër të vonë, dhe reshjet, sipas zyrës meteorologjike do të vijojnë deri të martën, me intensitet të lartë, ndërkohë që më pas, do të ketë një përmirësim të situatës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri ditën e enjte ndërsa më pas do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave. Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës me 20 mars, ky mot po i ngjan një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike sidoqoftë nuk habit aspak sepse bazuar në statistikat e institutit hidrometeorologjik të Kosovës, reshje bore në vend janë regjistruar më parë edhe në prill madje.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI