Flash

19-vjeçari shqiptar në Itali, përplas katër makina dhe godet efektivët e policisë me grushte

Lapsi.al 22 March 2021
19-vjeçari shqiptar në Itali, përplas katër makina dhe

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali dhe akuzohet për rezistencë, dhunë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik. Gjithçka nisi pak para mesnatës teksa po drejtonte një automjet tip Volvo përmes Cittadini dhe goditi një taksi. Ai ishte në gjendje të dehur dhe teksa tentonte të arratisej, përplasi dhe tre mjete të tjera që ishin të parkuara.

Pas kësaj, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë duke dëmtuar pjesën e përparme të automjetit të tij. 19-vjeçari u detyrua të ndalonte dhe pranë tij mbërriti shoferi i taksisë duke i kërkuar që të dilte nga makina.

Në atë moment mbërriti dhe policia, por 19-vjeçari refuzoi të dilte jashtë. Policët vendosën të thyejnë xhamin dhe të nxjerrin të riun nga makina, por ai u përpoq të shpëtonte duke i goditur me grushte, shkruajnë mediat italiane.

Djali u dërgua në spital për ekzaminim. Por edhe atje ishte i revoltuar dhe u përpoq të sulmonte oficerët në dhomën e urgjencës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI