Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përse kjo skenë e Dua Lipës në Grammy bëri xhiron e rrjetit

Lapsi.al 20 March 2021
Përse kjo skenë e Dua Lipës në Grammy bëri xhiron e

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” është mbajtur së fundmi, ku këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka arritur të rrëmbejë një tjetër çmim “Grammy”.

Ajo u nderua me çmimin si albumi më i mirë i zhanrit pop, ndërkohë në vitin 2019 ajo u shpall artistja e re më e mirë e vitit 2019.

Pas fitores së madhe, Dua u shpreh shumë e lumtur nga gjithë dashuria që mori nga fansat e bashkëpunëtorët.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, shkroi Dua përkrah disa fotove të shkëputura nga ceremonia.

Ndërkohë është bërë mjaft virale në rrjet një video e këngëtares. Ajo shfaqet duke u kollitur dhe më pas kërkon ujë nga dikush afër saj për t’u qetësuar.

Dua Lipa në këtë paraqitje të saj ka qenë para gazetarëve në prapaskenë të ceremonisë “Grammy” me trofeun në dorë teksa bënte foto.

Në një moment, këngëtarja ndërpret pozimin dhe më pas shihet duke pirë ujë. Mund të themi se Dua ia doli më sukses kësaj situate të sikletshme.

Këngëtarja shqiptare mori tepër vëmendje me paraqitjen e saj, teksa u listua në krye të revistës “Vogue” si artistja e veshur më bukur në “Grammy”

Të këshilluara

Mc Kresha lë Kanadanë për Prishtinën

Mc Kresha prej kohësh jeton në Kanada së bashku me bashkëshorten, Erzinën dhe vogëlushen e tyre. Ndërkohë pak ditë më parë ai u nis drejt Kosovës dhe fotot e nd...

10:24

Angelina Jolie akuzon Brad për dhunë

Angelina Jolie thuhet se ka paraqitur dokumente që vërtetojnë se ish-burri i saj, Brad Pitt, kishte kryer dhunë në familje. Çifti i dha fund marrëdhënies 12 ...

15:59

Përse Hailey dhe Justin u martuan aq të rinj

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për...

11:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI