Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sërish akuza për aktorin Armie Hammer

Lapsi.al 19 March 2021
Sërish akuza për aktorin Armie Hammer

Sërish probleme për aktorin Armie Hammer! Ylli i Hollywood-it është akuzuar për abuzim seksual nga një 24-vjeçare, e cila i ka tronditur të gjithë me rrëfimin e saj.

Ky abuzim ka ndodhur që më 24 prill të vitit 2017, ndërsa 24-vjeçarja ka dalë para gjykatës dhe ka rrëfyer kohën kur dilte me Hammer (kur ishte vetëm 20 vjeç).

E reja ka rrëfyer se ishte njohur me aktorin në rrjete sociale që në vitin 2016 dhe kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Mirëpo, gjërat s’kishin shkuar siç duhet.

24-vjeçarja ka treguar se Armie e ka përdhunuar për rreth 4 orë dhe madje i ka përplasur kokën në mur.

“Armie Hammer më përdhunoi për rreth katër orë në Los Angeles, si dhe më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste “- ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë, Hammer ishte i martuar asokohe. Avokati i aktorit i ka mohuar këto akuza, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte ndodhur me pëlqimin e të dyja palëve dhe asgjë e tillë s’kishte ndodhur.

Emri i aktorit nisi të përflitej edhe më herët, pasi u bënë publike disa mesazhe që mendohet se janë dërguar prej tij tek femra të ndryshme, me përmbajtje që tregojnë fantazitë e tij ekstreme seksuale.

Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë.

Të këshilluara

Sërish kritika për Fedez dhe Chiara

Me siguri keni vënë re shpesh në llogarinë e blogeres Chiara Ferragni në Instagram foto të sajat nudo, ku tregon vazhdimisht barkun e rrumbullakosur. Blogerja ...

09:52

Teresa Giudice , e lumtur pas divorcit

Pasi Joe nënshkroi letrat e tyre të divorcit në episodin e së mërkurës mbrëma në "The Real Housewives of New Jersey", çifti pranoi se divorci i tyre ishte më i ...

18:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI