Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Cara Delevigne dikur homofobe, 'Kisha mendime depresive'

Lapsi.al 18 March 2021
Cara Delevigne dikur homofobe, 'Kisha mendime depresive'

Cara Delevingne pranon se mënyra se si është rritur e bëri homofobe, gjë e cila i shkaktoi probleme me shëndetin mendor. Teksa zbulonte më shumë rreth vetes dhe seksualitetit të saj, mentaliteti që e kishte shoqëruar për vite me radhë t'i shkaktonte mendime të rrezikshme vetëvrasjeje.

Gjatë një podcast-i për Daily Mail, Delevingne shprehet se është rritur në një shtëpi me mentalitet të vjetër dhe se nuk njihte asnjë "gay" nga njerëzit e afërt apo ata që e rrethonin.

Ndjesia e "homofobisë" ishte pasojë e paragjykimeve të cilat i dëgjonte nëpër shtëpi pa menduar dhe analizuar më gjatë. "As nuk e dija...Në fakt tani që jam rritur kuptoj se nuk kam qenë në dijeni për faktin që kam qenë homofobe. Ideja e martesës me të njëjtin seks, ma neveriste. Thoja me vete që nuk do ta bëjë kurrë, e mendoja si diçka të shëmtuar."

Sot, Cara e identifikon veten si panseksuale dhe jo pak herë ka dalë në publik me lidhjet e saj, përfshi këtu romancën me Ashley Benson apo atë me muzikantin St. Vincent. "Tani e kuptoj gjithë depresionin tim dhe mendimet për t'u vetëvrarë. Kisha turp të isha ashtu siç isha. Seksualiteti im ndryshon në mënyrë konstante. Ka momente që një pjesë e imja dëshirën të jetë thjesht heteroseksuale. Eshtë e komplikuar."

Të këshilluara

Afërdita Dreshaj zbulon emrin e të birit

Përmes një postimi në Instastory, Afërdita Dreshaj dha sot lajmin se është bërë nënë e një djali. Pak kohë më pas, revista Who zbulon se çifti ka vendosur ta qu...

14:00

Çfarë po ndodh me Alex dhe JLo

Ndarja e mundshme mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këto ditë. Pavarësisht se disa ditë më parë u raporta se ata i kishin dh...

12:17

Zbulohet juria e Këngës Magjike 2021

Festivali më i madh i muzikës shqiptare, Kënga Magjike, do të rikthehet sërish pas 1 viti mungesë dhe të gjithë po presin me padurim të mësojnë më shumë detaje ...

11:57

Cardi B e revoltuar me Candace Owens

Cardi B dhe Candace Owens kanë nisur një luftë mes njëra-tjetrës në Twitter. Opinionistja konservatore ishte e pranishme në emisionin e Tuckler Carlson, për të ...

11:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI