Flash

7 të arrestuar në Tiranë, policia zbulon detajet

Lapsi.al 17 March 2021
7 të arrestuar në Tiranë, policia zbulon detajet

olicia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë të arrestuarit akuzohen për vjedhje dhe plagosje me dashje pas konflikteve për motive të dobëta.

Ndërkohë në pranga është vënë në pranga edhe një person i cili dyshohet se i ka vënë flakën qëllimisht banesës së tij.

Detaje nga policia: 

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës shtetasin G. I. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. S. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 51 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. P., 19 vjeç dhe Xh. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan secilit nga një dorezë metalike (përforcues grushti).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur, sepse në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në një kioskë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K.A., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.

Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 16.03.2021, në rrugën “Shyqyri Peza”, në banesë, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë), shtetasi G. M., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Luljeta Bozo tregon prioritetet e saj

Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë shumë i njo...

08:45

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI